Loading…

Danilo e thotë troç: Juventus po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve

  • 08/04/2021 | 10:06

Danilo e thotë troç: Juventus po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve

Danilo i ka kërkuar klubit të Juventusit që të ndërtohet pas fitores ndaj Napolit dhe të gjejë një qëndrueshmëri.


Mbrojtësi anësor i ‘Zonjës së Vjetër’, e pranojë se qëllimi kryesor i Juventusit këtë sezon është të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Juventus është në rrugë të duhur për një kualifikim në Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti kundërshtarin direkt, Napolin, me rezultat 2-1.

“Ne e dinim se sa e rëndësishme ishte kjo lojë. Ne mund të vuajmë disa herë, por nëse vuajmë së bashku dhe besojmë në veten tonë, atëherë ne fitojmë në fund”, ka thënë Danilo.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të luajmë futboll të mirë,” i tha ai Sky Sport Italia.

“Në fund të ditës, ekipet e shkëlqyera janë ato konsistente. Ne po luftojmë këtë sezon për këtë, por ata që jemi pak më me përvojë duhet ta marrim skuadrën në dorë dhe mendoj se mund të shkojmë larg.

“Ne jemi të parët që jemi të zhgënjyer që kemi humbur pikë dhe e dimë që nëse do të kishim bërë më mirë në të ashtuquajturat ‘lojëra më të vogla’, do të ishim në garë për titull”.

“Tani ne jemi këtu duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve dhe duhet ta luftojmë atë javë për javë”, ka përfunduar ai.

Juventus është në kuotën e 59 pikëve, 1 më shumë se Atalanta dhe 3 më shumë sesa Napoli.

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë