Loading…

Dardan Berisha e Drilon Hajrizi vendosin për të ardhmen e tyre

  • 26/09/2020 | 21:36

Dardan Berisha e Drilon Hajrizi vendosin për të ardhmen e tyre

Dy basketbollistët më të mirë vendor, Dardan Berisha e Drilon Hajrizi, besohet se kanë vendosur që t’i qëndrojnë besnik Pejës edhe për sezonin e ri, transmeton Gazeta Metro.


Klubi i basketbollit ‘Peja’ duket se ia ka dalur me borxhet e trashëguara nga e kaluara dhe obligimeve ndaj FIBA’s dhe po organizohet për sezonin e ri që fillon në muajin e ardhshëm.

‘Asistionline’ shkruan se Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi janë shumë afër marrëveshjes me klubin pejan edhe për sezonin e ri dhe se kjo pritet shpejt që të zyrtarizohet.

Ndryshe, KB Peja deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë lojtar për sezonin e ri dhe as strukturen e klubit, pas dorëheqjes së kryetarit, Art Gashit. Megjithatë, klubi i vetëm që fitoi trofe në sezonin e fundit (Kupën e Kosovës), pritet që brenda këtyre ditëve të prezantojë skuadrën e re.

Kujtojmë që afati kalimtar i basketbollistëve në Superligën e Kosovës mbyllet të hënën (28 shtator) në ora 14:00. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Alban Veseli rikthehet te KB Peja? Metro mëson të vërtetën nga burimet pranë klubit pejan

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë