Loading…

Dardan Berisha flet për të ardhmen e tij

  • 16/09/2020 | 18:15

Dardan Berisha flet për të ardhmen e tij

Basketbollisti më i mirë në vitet e fundit në Kosovë, Dardan Berisha, ende nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij, transmeton Gazeta Metro.


31 vjeçari ka thënë se ka marrëveshje gojore me klubin e Pejës edhe për sezonin e ri, por së fundmi te klubi pejan janë paraqitur disa probleme.

KB Peja sërish po përballet me probleme financiare dhe për këtë arsye është në dyshim pjesëmarrja e tyre në garat e basketbollit në vendin tonë dhe në Ligën Unike.

Në një prononcim për ‘Kohën’, fundori pejan ka thënë se është duke pritur të shoh se çfarë do ndodhë me klubin, duke lënë të kuptohet se nuk do largohet, nëse klubi arrin të organizohet.

“Situata është e vështirë dhe nuk po dihet se çka do të ndodhë dhe nuk e di se çka do të bëhet për shkak se pandemia ka ndikuar dukshëm në çdo aspekt. Me Pejën kam pasur marrëveshje gojore edhe për një vit dhe me gjithë ofertat që i kam pasur në fillim të verës, nuk kam dashur të largohesha për shkaqe personale” – ka deklaruar Berisha.

Ndryshe, Dardan Berisha u rikthye te Peja në janar të këtij viti dhe ndihmoi skuadrën ta fitojë Kupën e Kosovës, trofeun e vetëm të këtij viti në basketbollin e vendit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë