Loading…
Dardan Berisha premton maksimumin ndaj Rumanisë, ka një kërkesë për ‘Dardanët’
  • 19/02/2019 | 16:32

Dardan Berisha premton maksimumin ndaj Rumanisë, ka një kërkesë për ‘Dardanët’

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, ka bërë thirrje ndaj tifozëve për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen ndaj Rumanisë, transmeton Gazeta Metro.


Në një deklaratë të dhënë për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Dardan Berisha, është shprehur i lumtur edhe për rikthimin në përfaqësuese të disa lojtarëve.

‘’Dje kemi filluar stërvitje, por sot ishim të kompletuar. Sot ka ardhë Malcom, po gëzom që ka ardhë edhe Erioni(Kastrati) prej lëndimit, është rikthyer edhe Edmond Azemi i cili do të na dhurojë eksperiencë dhe do të na ndihmojë në këtë lojë shumë me rendësi për neve’’, tha basketbollisti i Prishtinës, përcjell Gazeta Metro.

“Po përgatitemi shumë mirë. Po besoj që edhe lojtarët kanë luajtur nëpër ekipet e tyre kështu që fizikisht jemi më mirë sesa që kemi qenë. Tani po e presim edhe Lisin(Shoshi), po besojmë që do vije.’’

‘’Jam optimist për fitore, normal që varet edhe nga Rumania se me çfarë skuadre do të udhëtoj. Normalisht, ne do të jemi 100 për qind të përgatitur dhe do të japim gjithçka që ta fitojmë këtë ndeshje shumë me rëndësi për Kosovën, kështu që i kisha ftu të gjithë publikun, krejt “Dardanët” të vijnë për të na përkrahur, unë po premtoj që kemi me jep 100% për të fituar”, deklaroi Dardan Berisha.

Trajneri i Kosovës, Damir Mulamerovic, nuk do të mund të llogaritë në dyshen Gëzim Morina dhe Scott Bamforth të cilët janë të lënduar, kurse në skuadrën e përfaqësueses është rikthyer nga suspendimi Drilon Hajrizi.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë do të zhvillohet më 24 shkurt në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë