Loading…

Dardan Gashi braktisë ‘Listën Rugova, kalon në NISMA

  • 19/08/2019 | 10:53

Dardan Gashi braktisë ‘Listën Rugova, kalon në NISMA

Zëvendës-kryeministri i katërt në detyrë i Kosovës dhe njëherit ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka braktisur ‘Listën Rugova’ pas disa viteve, shkruan Gazeta Metro.

Dardan Gashi ka kaluar në partinë NISMA të Fatmir Limajt, parti kjo që ati i ka ofruar pozitën e nënkryetarit të partisë.

Metro mëson se Gashi ka kaluar në NISMA pasi që ‘Lista Rugova’ e udhëhequr nga djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova janë pajtuar që të ritkthehen në LDK, ky vendim nuk i ka pëlqyer Gashit.

Gashi përndryshe nuk ka marrëdhënie të mira dhe të besueshme me Isa Mustafën, ky i fundit nuk ka pranuar që ai të rikthehet në LDK.

Ukë Rugovës tani në LDK është zgjedhur si anëtar në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie i cili do të voton më vonë për anëtarët e tjerë të partisë.

Lista Rugova është themeluar 2009 e udhëhequr nga Ukë Rugova, ajo fillimisht kishte garuar me AAK’në, pastaj me LDK’në përmes Teuta Rugovës. Kjo listë ka qenë dy herë pjesë e koalicionit qeverisës duke u përfaqësuar me ministra dhe zëvendësministra./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë