Loading…

Dardan Molliqaj ndryshon mendim, tani thotë se nga AAK janë larguar njerëzit e haraçit e krimit

  • 22/08/2019 | 21:49

Dardan Molliqaj ndryshon mendim, tani thotë se nga AAK janë larguar njerëzit e haraçit e krimit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë sot se Vetëvendosje është duke u frikësuar nga koalicioni i PSD-së me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Molliqaj, në emisionin Debat Plus të enjten, u shpreh se Vetëvendosje është në dijeni, që sipas tij, koalicioni PSD-AAK është “koalicion fitues”.

“Në vitin 2013, z. Haradinaj, kryetar i AAK-së, e lëshon një letër publike dhe thotë se të gjithë njerëzit, thotë, që janë të përfshirë në krim dhe haraç duhet ta lëshojnë partinë. Dhe janë larguar disa”, ka thënë Molliqaj.

“Ne kemi bashkëpunuar në 2014-n me AAK-në. A e di ku është dallimi? Kur të del Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje e ka mandatin e vjedhur. Ata s’e kanë problemin me mua, por e kanë problemin tek ky bashkim i yni sepse ky bashkim, ata i qet anash”, ka thënë Molliqaj.

“Ata tutën nga bashkimi ynë sepse e dinë që ne jemi të parët”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PSD-së.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë