Loading…
Dardan Molliqaj publikon videon ku shihet duke e rrëzuar Haki Abazin e VV’së në debat
  • 12/09/2019 | 16:59

Dardan Molliqaj publikon videon ku shihet duke e rrëzuar Haki Abazin e VV’së në debat

Ish-deputeti i Kuvendit, Dardan Molliqaj ka reaguar përsëri për rastin e djeshëm që kishte me Haki Abazin e Vetëvendosjes duke e quajtur mashtrues. Ai ka postuar një video ku ka thënë se e ka rrëzuar dhe e ka deklasuar në debat Abazin, shkruan Gazeta Metro.

Sipas tij, mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave.

Molliqaj ka postuar një video ku ka thënë se e ka rrëzuar dhe e ka deklasuar në debat Haki Abazin.

“Më vjen keq që këto “prurjet” e reja – që janë mashtrues të vjetër – po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate. AS NJË DEBAT TË VETËM nuk e fituan. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjithandej po konfirmohet fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores. Me mobilizim në teren, e me paraqitje mediale e debatuese. Ju falenderoj përzemërsisht juve qindra qytetarëve të këtij vendi që më keni shkruajtur e mbështetur prej mbrëmë deri sot.

Mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave. Më vjen keq që këto “prurjet” e reja – që janë mashtrues të vjetër – po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate. AS NJË DEBAT TË VETËM nuk e fituan. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim../gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë