Loading…

Dardan Sejdiu u takua me përfaqësues të Departamentit amerikan për të Drejtat e Njeriut

  • 07/03/2017 | 18:05

Dardan Sejdiu u takua me përfaqësues të Departamentit amerikan për të Drejtat e Njeriut

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, priti sot në takim Stacy Bernard Davis, shefe e njësisë për Evropë për demokraci e të drejta të njeriut nga Departmenti i Shtetit të ShBA-së.


Në takim u diskutua për mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës si dhe pozitën e komuniteteve etnike e fetare në Komunë.

Nënkryetari Sejdiu i njoftoi ata për të arriturat në Komunën e Prishtinës, me theks të veçantë transparencën radikale, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në adminstratë, urbanizëm, funksionalizimin dhe modernizimin e transportit publik, përmirësimin e lartë të shërbimeve në shëndetësi, si dhe shërbimeve ndaj qytetarëve në përgjithësi.

Vetëvendosje e ka të qartë rrugën e fitimit të lirisë sa i përket të drejtave të komuniteteve, Dardan Sejdiu tha se të gjitha komunitetet, si etnike apo fetare në Komunën e Prishtinës janë të barabarta dhe kanë përfaqësim të drejtë edhe në vendimmarrjen e qeverisjes komunale, përjell gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë