Loading…

“Dardanet” e presin në “Fadil Vokrri”, kampionen europiane Holandën

  • 27/10/2020 | 12:40

“Dardanet” e presin në “Fadil Vokrri”, kampionen europiane Holandën

Kombëtarja e Kosovës për femra, do të përballet sot me kampionen evropiane dhe finalisten e Kupës së Botës, Holandën, në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian 2021, shkruan Gazeta Metro.


Kombëtarja e Kosovës pret sot Holandën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e xhiros së nëntë të Grupit A kualifikues.

Ndeshja fillon në ora 19:00, derisa kjo është përballja e parë e vashave të Kosovës me ato të Holandës, të cilat janë kampione evropiane në fuqi dhe vitin e kaluar e arritën finalen e Kupës së Botës.

Holanda vjen në këtë takim si favorite e madhe dhe pa asnjë presion, për shkak se tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2021, pasi i fitoi tetë ndeshjet e para në grup.

Vashat e Kosovës po marrin pjesë për herë të parë në kualifikime për Kampionatin Europian dhe nuk e kanë pothuajse asnjë gjasë të sigurojnë një vend në play-off.

Dardanet renditen në pozitën e katërt me 10 pikë, 14 më pak se liderja Holanda dhe pesë më pak se Rusia në pozitën e dytë.

Vendi i parë kualifikohet automatikisht, ndërsa vendi i dytë e siguron play-offin.

Në shtatë ndeshje deri tani në grup, Kosova i ka tri fitore, një barazim dhe 3 humbje.

Kujtojmë që para ndeshjes, trajnerja e ekipit të Holandës ka thënë se ekipi i saj është shumë më i mirë se i Kosovës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë