Loading…

‘Dardanët’ kundër mundësisë që serbët të luajnë për Kosovën, Berisha: Nuk janë pjekur kushtet

  • 02/08/2020 | 20:01

‘Dardanët’ kundër mundësisë që serbët të luajnë për Kosovën, Berisha: Nuk janë pjekur kushtet

Lideri i ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha, është shprehur kundër mundësisë që për Kosovën të luajë ndonjë futbollist serb, shkruan Gazeta Metro.


Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, për “L’Equipe” ka thënë se futbollistët serb janë të mirëpritur t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

“Njerëzit janë të ngopur me të gjitha këto, njerëzit duan të komunikojnë, ata duan të udhëtojnë në Serbi, dhe serbët duan të vijnë këtu lirisht. Gjithçka varet nga vullneti i mirë i qeverisë serbe për të ndaluar propagandën dhe t’i lejojë njerëzit të jetojnë së bashku. Dyert janë të hapura për serbët në ekipin kombëtar” – tha mes tjerash Salihu.

LEXO TË PLOTË: Sekretari i FFK’së, Salihu: Serbët janë të mirëpritur të luajnë për Kosovën

Mirëpo, kundër këtij mendimi janë shprehur tifo-grupi i Kosovës, ‘Dardanët’. Lideri i këtij grupi, Lulzim Berisha, për Gazeta Metro ka thënë se është kundër çdo serbi që të luajë për Kosovën.

“FFK është kompetente të pranoj apo jo. Unë personalisht jamë kundër çdo serbi që të vijë të luajë për Kombëtaren tonë. Ky gjithashtu është edhe qëndrim i ‘Dardanëve’. Kemi shumë gjëra të pazgjidhura ne me serbët. Nuk janë pjekur kushtet që të kemi një etni sikur serbët në Kombëtaren tonë” – ka deklaruar Berisha. /gazeatmetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë