Loading…

Dardanet të gatshme për ndeshjen kundër Rusisë

  • 27/11/2020 | 08:29

Dardanet të gatshme për ndeshjen kundër Rusisë

Para ndeshjes me Kombëtaren e Rusisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikues për Euro 2021,  vashat e Kombëtares së Kosovës kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Manavgat para ndeshjes me Rusinë të premten, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë seancë stërvitore përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik provuan të gjitha skemat e mundshme të lojës, duke e njohur kundërshtarin nga ndeshja e parë. Me këtë rast futbollistet punuan në lojën mbrojtëse por edhe kundërsulmet e mundshme. Kryerja e gjuajtjeve të lira dhe ato nga këndi si dhe nga pika e bardhë ishin faza përmbyllëse e kësaj seance stërvitore.

Në radhët e Kombëtares tonë po vërehet një përkushtim i madh dhe një atmosferë e mirë që na jep shpresë për një paraqitje të mirë. Secila nga Dardanet shpreh zotimin e saj për angazhim maksimal. Po ashtu sipas mjekut  dr. Enver Hoxha dhe ekipet të tij, gjendja shëndetësore e Dardaneve është e mirë.

Futbollistja Argnesa Rexhepi u shpreh optimiste para kësaj përballje: “Kemi gjasa të fitojmë sepse do të jetë krejt ndryshe nga ndeshja e parë me ruset. Kemi një grup të mirë dhe do të angazhohemi  maksimalisht për rezultat pozitiv”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë