Loading…

‘Dardanët’ zbulojnë çmimin e një bilete për ndeshjen ndaj Maqedonisë, këtu mund t’i rezervoni

  • 18/02/2020 | 21:48

‘Dardanët’ zbulojnë çmimin e një bilete për ndeshjen ndaj Maqedonisë, këtu mund t’i rezervoni

Kur kanë mbetur edhe më shumë se një muaj deri të ndeshja, ‘Dardanët’ tashmë kanë filluar më përgatitjet për 26 marsin, transmeton Gazeta Metro.


Më 26 mars, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Ligën e Kombeve ndaj Maqedonisë Veriore.

Tashmë dihet se fituesi i kësaj ndeshje luan në finale me fituesin nga ndeshja Gjeorgji-Bjellorusi, me fituesin e finales që kualifikohet në ‘Euro 2020’.

‘Dardanët’ kanë njoftuar tifozët të fillojnë procedurat e njohura për biletat individuale për këtë ndeshje të madhe. Tifogrupi i Kosovës kanë njoftuar se do të këtë udhëtim te organizuar më 26 mars dhe se biletat mund të rezervohen deri më 28 shkurt tek personat përgjegjës në disa qytete.

Çmimi i një bilete kushton 30 euro, përfshirë rekuizitat (duks, kapelë, shallë me simbole të Dardanëve) dhe udhëtimi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë