Loading…

‘Dardanet’ zhvilluan stërvitjen e radhës, para ndeshjes me Estoninë

  • 16/09/2020 | 22:33

‘Dardanet’ zhvilluan stërvitjen e radhës, para ndeshjes me Estoninë

Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës kanë mbajtur sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Estonisë, transmeton Gazeta Metro.


Edhe gjatë seancës së sotme ‘Dardanet’ kanë stërvitur me zell, teksa krahas stërvitjeve të zakonshme është zhvilluar edhe një lojë me vashat e ndara në dy ekipe, ku përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka provuar edhe skema të ndryshme, në mënyrë që ta përgatisë sa më mirë duelin me estonet, njofton FFK.

Pas stërvitjes, për faqen zyrtare të federatës u deklaruan futbollistet Edona Kastrati, Liridona Syla dhe Anjeza Rexhepi.

Edona Kastrati: Jam e lumtur që kam arritur t’i përgjigjem ftesës së trajneres për këtë ndeshje përkundër vështirësive të mëdha për shkak të pandemisë. Kemi mungesa të shumta të lojtareve nga shtetet evropiane, por edhe me bashkëlojtaret që luajnë në skuadrat e Kosovës besoj se do të arrijmë fitore. Në stërvitjen e deritashme gjithçka ka shkuar mirë dhe të gjitha jemi optimiste për sukses.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë