Zëvendës-kryeministri i katërt në detyrë i Kosovës dhe njëherit ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka braktisur ‘Listën Rugova’ pas disa viteve, shkruan Gazeta Metro.
Gashi për Express ka deklaruar se ka bashkëpunuar me shefin e NISMA’s, Fatmir Limajn dhe partinë e tij.
Ai po thotë se do të vazhdon bashkëpunimin e ngushtë tani e tutje me NISMA’n.
“Unë kam bashkëpunuar ngushtë me zotin Limaj dhe Nismën dhe besoj që do të bashkëpunojmë po aq ngushtë edhe në të ardhmen! Për detaje tjera do të ju informoj me kohë”, ka thënë Gashi.
Metro më herët ka raportuar se Gashi ka kaluar në NISMA, raportim ky që edhe nga vet Gashi është vërtetuar se është i vërtetë dhe vetëm pritet zyrtarizimi gjatë këtyre ditëve./gazetametro.net
https://gazetametro.net/dardan-gashi-braktise-listen-rugova-kalon-ne-nisma/