Loading…

“Dardha bie nën dardhë”: Kaq shumë i ka ngjarë Majkut djali

  • 26/11/2020 | 19:42

“Dardha bie nën dardhë”: Kaq shumë i ka ngjarë Majkut djali

Majk dhe Roan janë bërë tashmë dy shokë të pandarë.


Vazhdimisht në profilin e tij në Instagram reperi tregon se kalon shumë kohë me të birin, të cilin e merr shpesh në shtëpinë e tij.

Përveç pamjes fizike, duket se i vogli do bëhet artist si babi.

Ishte vetë autori i hitit “Dynja” që ndau me ndjekësit disa video në Instastory të Roan, ku ai shihet teksa reciton në një aktivitet që ka zhvilluar në parashkollor.

Duke qenë se festat e 28-29 kanë afruar dihet se aktivitetet për këto ditë nuk mungojnë në institucionet arsimore. Edhe Roani i vogël është ngjitur në skenë së bashku me shokët e tij.

Artist lind nuk bohesh!”- ka shkruar Majk me nota humori.

Fundjavën e kaluar Majk, Roan dhe Majlinda e kaluan fundjavën së bashku duke u bërë kryefjalë e mediave.

Si Majk, ashtu edhe Majlinda, kanë ndarë në InstaStory foto nga i njëjti vend, ndërsa kjo e fundit ka publikuar edhe foto të Roanit.

I vogli ka pozuar i buzëqeshur në dëborë dhe duket shumë i lumtur në praninë e dy prindërve të tij.

Megjithëse të ndarë prej kohësh, reperi dhe ish-partnerja e tij Majlinda  kanë ruajtur raporte të mira së bashku.

Ata takohen shpesh për hir të të voglit të tyre Roan dhe kujdesen që ai të mos ndjejë mungesën e vëmendjes apo dashurinë e asnjërit prej prindërve të tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë