Loading…

Darkë për dy: Kim dhe Kanye darkojnë së bashku pas të gjitha shpekullimeve për divorc

  • 29/09/2020 | 21:00

Darkë për dy: Kim dhe Kanye darkojnë së bashku pas të gjitha shpekullimeve për divorc

Ata kanë qenë duke përjetuar çaste romantike së bashku ditë më parë, ndërsa duket se nuk ka mjaftuar.


Kim Kardashian dhe Kanye West janë parë duke punuar për të forcuar lidhjen e tyre, pas spekulimeve se po ndahen, shkruan Daily Mail.

43-vjeçari ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dalë të darkojnë së bashku nën një tendë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter, teksa të njëjtin postim e ka ndarë edhe Kim në profilin e saj.

“Darkë për dy persona”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.

Në po të njëjtin imazh shihej makina e çiftit, ndërsa brenda mbulojës shiheshin vetëm dy karrige dhe një tavolinë e vogël në mes.

Kim përndryshe thuhet se po ndihet e mërzitur, për shkak të problemeve mendore, me të cilat po përballet reperi.

Për shkak të veprimeve të tij, ajo më parë pati deklaruar se West vuan nga çrregullimi bipolar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë