Loading…

Dashuria në Ferizaj, lexoni mesazhet më të bukura nga njerëzit me ndikim

  • 14/02/2020 | 20:11

Dashuria në Ferizaj, lexoni mesazhet më të bukura nga njerëzit me ndikim

“E kam zemrën të mbushur plot me ty”. Nuk është kjo ditë vetëm për blerjen e dhuratave, po pjesmarrje e dy çifteve në ndarjen emocionale të lidhjes së tyre, “Bekoj të tjerët me dashuri jo vetëm sot apo nesër, bëje këtë çdo ditë”, “Dashuria është e përditshme, ose nuk është fare”, “Dashurisë nuk mund t’i caktojmë kufijtë e një dite e as kujtimin e një date”, “Jep dashuri, që të marrësh sa më shumë ndjenja të cilat na bëjnë të plotësuar si njeri”, janë mesazhe që vijnë nga qyteti i Ferizajt, shkruan Gazeta Metro.


14 shkurti njihet tradicionalisht si dita e dashurisë, historikisht fliten shumë legjenda për këtë ditë apo siç e njohim ndryshe Shën Valentini i cili viteve të fundit ka filluar të festohet edhe te ne.

E si frymon kjo ditë në qytetin e Ferizajt, Gazeta Metro ju sjell storie interesante për dhuratat e preferuara, vendin për të festuar dhe mesazhet më të bukura nga njerëzit me ndikim në këtë qytet.

Lulishtja ‘Arjeta’ ka qenë vendi më i vizituar sot, shumë të dashuruar kanë shkuar aty për të blerë lule, por nuk ka munguar as kujdesi nga ata të cilët nuk janë sot pranë të dashurve të tyre por që dhuratat i kanë dërguar përmes porosive, e këtë më së miri na e tregon pronarja e lulishtes Arjeta Mustafa.

“Këtë vit jam furnizuar më shum se vitin e kaluar, përgatitjet janë më të mëdha, këtë vit kam risi edhe në dekorime sepse ashtu i preferojnë klientët, janë kutitë me forma të ndryshme që i mbushim me lule dhe çokollata pa munguar edhe kartolinat me mbishkrime speciale, përveç blerjeve direkte në lulishte kemi pasur edhe shumë kërkesa që na kanë ardhur nga ata që jetojnë jashtë Kosovës  dhe që kanë shprehur dëshirë tu dërgojnë buqeta me lule të dashurave të tyre pra janë kryesisht gjinia mashkullore, dërgimin e luleve në qytetin e Ferizajt e bëjmë personalisht ne, por kemi raste kur dërgojmë lule edhe në qytetet tjera përmes postës.”

E kam zemrën te mbushur plot me ty është mesazhi më i shpeshtë që i përcjellë dhuratat” thotë Arjeta.

Një tjetër vend ku do të frymojë sonte dashuria është padyshim Hotel “Rubis” dhe Restaurant “Cotto”, pronarja Afërdita Hoxha tregon se për këtë ditë gjithçka është përgatitur me kujdes deri në detajin më të vogël që çiftet të ndjenjë emocionet e lidhjes së tyre.

“Interesimi i çifteve për të rezervuar tavolinën e tyre këtë vit ka qenë i madh, jemi kujdesur që  të ketë darkë për çiftin me muzik të lehtë instrumentale, jo në stilin e ndejave ku kërcehet valle, arsyeja pse është zgjedhur kjo muzik është për vet faktin që biseda e çiftit të jetë vet kënga e tyre, jemi kujdesur që darkën ta kombinojmë me degustimin e verërave sepse ashtu siç është efekti gradual i dehjes me verë ashtu është edhe dashuria, me kalimin e kohës ajo vetëm sa shtohet”, tha zonja  Hoxha.

Zonja Hoxha u kujdes që për lexuesit e Gazetës Metro të japë një mesazh, ajo mendon se 14 shkurti nuk e ka idenë e blerjes së dhuratave por ka të bëjë me pejsmarrjen e çiftit në ndarjen emocionale të lidhjes së tyre.

“Ideja e ditës së dashurisë nuk e ka efektin e blerjes së dhuratave, por është pjesmarrja e çiftit në ndarjen emocionale të lidhjes së tyre.”

Gazeta Metro është kujdesur që të marrë mesazhe edhe nga personat që tani më janë fytyra publike dhe me ndikim në qytetin e Ferizajt

“Ujite jetën me dashuri, pavarësisht sfidave të cilat jo gjithmonë i marrim si rezultat i pritshmërive. Bekoj të tjerët me dashuri jo vetëm sot apo nesër, bëje këtë çdo ditë!”, vjen mesazhi nga deputetja e Kuvendit të Kosovës Saranda Musliu.

“Dashurisë nuk mund t’i caktojmë kufijtë e një dite, e as kujtimin e një date. Kuptimplote ajo jeton në zemër e mendje, çdo ditë në çdo çast, e mprehet fuqishëm në fijet që lidhin dy të dashuruar. Jetëgjatë atë e bën sakrifica e kujdesi, kurse shkëlqyese buzëqeshja e gëzimi që prodhon” është mesazhi nga Albion Sherifi këshilltari i kryetarit Agim Aliut.

“Dashuria ështe e përditshme, ose nuk është fare”, vjen mesazhi i radhës nga regjisori Besim Ugzmajli

“Jep dashuri, që të marrësh sa më shumë ndjenja të cilat na bëjnë të plotësuar si njeri!”, është mesazhi që na vjen nga deputetit Kuvendit të Kosovës Gazmend Bytyçi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë