Loading…

Dasma e Kadaresë bëri edhe një tjetër shkrimtar i madh të gjente fatin e jetës aty

  • 11/09/2019 | 18:45

Dasma e Kadaresë bëri edhe një tjetër shkrimtar i madh të gjente fatin e jetës aty

Dritëro Agolli ka qenë një poet, prozator dhe publicist që  ka ndryshuar rrjedhën letrare si personazhi më i spikatur i letrave shqipe. Ai ishte i martuar me Sadijen të cilën e njoftoi në dasmën e Kadaresë, shkruan Gazeta Metro.


Para se të martohej me Sadijen Dritëroi ka qenë i martuar me një ruse nga e cila është ndarë 7 vite më vonë. Agolli gjithashtu ka jetuar në një pallat me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë, në Pallatin e Shkrimtarëve.

Kujtojmë, që Dritëro Agolli është ndër të pakët krijues dhe njerëz të artit që e ka të qetë ndërgjegjen me të kaluarën e tij. Është i vetmi që pas kaq vitesh pas rënies së komunizmit, e pranon se ka qenë komunist dhe ka punuar për komunizmin.

Dritëro Agolli është i pari që ka futur në fjalorin e përditshëm të shqipes fjalën pijetar, duke e zëvendësuar fjalën pijanec.

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ka vdekur më 3 shkurt të vitit 2017 që shkoi në moshën 85 vjeçare. Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë