Avokati dhe pjesëtari i shoqërisë civile, Dasdit Pallaska, në emisionin Personale në Tv Dukagjini, i pyetur për ish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka përshkruar atë si njeri tepër të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës.
“Albin Kurti është një njeri i rrezikshëm. Është një rrebel pa kauzë, njeri që udhëhiqet eksluzivisht prej urrejtjes, që është në gjendje të sakrifikojë gjithçka, përshirë edhe vetëveten për ta realizuar kauzat që nuk ekzistojnë”.
Ai ka thënë se asesi nuk duhet lejuar që Kurti të vijë në pushtet, as për të paktën njëherë, pasi sipas tij ai po e mori pushtetin, më nuk na jepet mundësia për ta ndërruar, sepse është diktator.
“Kam dëgjuar njerëz që thonë se po t’i provojmë edhe këta njëherë e pastaj shohim. Por ky lloj njerëz vetëm një herë vijnë në pushtet, dhe nuk largohen nga pushteti, pasi më nuk ka zgjedhje, sepse janë diktatorë”.
Pallsaka e ka spejeguar edhe faktin pse Kurti është më i rrezikshëm se sa klasa aktuale poltike e cila sipas tij është e tej korruptuar.
“Nëse Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë hajna, ata e vjedhin shtetin dhe paratë i fusin në xhepat e tyre. Albin Kurti i merr të gjitha paratë dhe i fut në shtet, dhe më pas e merr shtetin edhe e fut në xhep, sepse është diktator”.
Nëse vjen Kurti në pushtet sipas Pallaskës shkaktar është fpushteti i tanishëm i korruptuar. Sipas tij, fajtor nëse Kurti vjen në pushtet, është klasa aktuale poltike.
“Njejtë në pushtet kanë ardhur edhe diktatorë në të kaluarën si shkak i korrupsionit dhe hajnisë, sikurse Hitleri në Gjermani”. /gazetametro.net
Pallaska flet për Kurtin nga minuta e 55-të e kësaj interviste:
https://www.youtube.com/watch?v=-K-TpyWk_Gw