Loading…

Daut Haradinaj: Bardhoshi u harrua nga pushteti, por jo nga programi ynë

  • 25/09/2021 | 18:43

Daut Haradinaj: Bardhoshi u harrua nga pushteti, por jo nga programi ynë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vizituar fshatin Bardhosh të Prishtinës për të cilin ka thënë se pushteti e ka harruar.


Haradinaj ka thënë se në Programin për Prishtinën, në Bardhosh parashihen shumë investime si në çerdhe, parqe dhe qendër të kulturës, rehabilitim i objektit ekzistues të Akademisë për fshatin.

“Aktivizimi i Ambulancës, e cila i plotëson të gjitha kushtet, do të bëhet Qendër e Mjekësisë Familjare, duke pasur parasysh se ka mbi 10 mijë banorë dhe po ashtu ofron shërbime për fshatrat përreth si; Truda, Milevci , Sinidolli, Bërnica e Siqeva”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë