Loading…

Daut Haradinaj fton kundërkandidatët në debat publik: Është mundësi e mirë për qytetarët ta japin verdiktin e tyre me gjakftohtësi

  • 07/10/2021 | 18:35

Daut Haradinaj fton kundërkandidatët në debat publik: Është mundësi e mirë për qytetarët ta japin verdiktin e tyre me gjakftohtësi

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes një videomesazhi në faqen e tij në facebook, ka ripërsëritur ftesën ndaj kundërkandidatëve për debat publik.


Haradinaj është shprehur se Prishtina e qytetarët e saj kanë nevojë t’i shohin e dëgjojnë idetë, planet e projektet e secilit prej nesh dhe përballë njëri-tjetrit. \

Sipas Haradinajt, një përballje e tillë kish me i dhënë mundësi çdo qytetari që me gjakftohtësi të japin verdiktin e tyre.

Kujtojmë se kur po hymë në fazën finale të fushatës, opinioni publik ende nuk ka parë kandidatët për kryetar të Prishtinës në një përballje direkte. I vetmi deri më tani që ka shfaqur gatishmërinë për debat të tillë është Daut Haradinaj. Ndërkaq, kundërkandidatët e tij heshtin ende, duke refuzuar një përballje direkte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë