Daut Haradinaj duke folur për zgjedhjet në Drenas, përmes një publikimi në Facebook ka thënë se në këtë komunë më nuk mund të udhëheqin e as të fitojnë projugosllavët.
Për këtë ka reaguar Gani Koci, zv.ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, duke i thënë Haradinajt se në këtë rast “ja ka huq krejt”.
“Për te qenkan projugosllav, Nexhat Demaku, tashme i dënuar, dhe bashkëluftetar i Dautit, si dhe Ramiz Lladrovci tashmë kandidat për kryetar ne Drenas i cili e barti ne krah vëllan tënd, Shkelzenin kur u vra ne kufi dhe u plagos vetë Ramizi!”
“Daut me këtë qendrim e mendim tëndin, preke jo veç Drenasin por edhe Gllogjanin dhe vetën tande, se këta qe e udhëhiqen Drenasin prej pas lufte e kendej, ishin dhe janë edhe shokë tuaj dhe janë aq “projugosllav” sa je edhe ti edhe unë e shumë të tjerë si ne!”, ka shkruar Koci në Facebook.