Loading…

Daut Haradinaj: Kolektori i lagjes Emshir, top prioritet qysh në ditët e para të qeverisjes

  • 29/09/2021 | 21:13

Daut Haradinaj: Kolektori i lagjes Emshir, top prioritet qysh në ditët e para të qeverisjes

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj sot është takur me dis banorë të lagjes Emshir.

Haradinaj tha se kanë biseduar lidhur me problemet e kësaj lagje e me theks të veçantë kolektorin dhe shumë probleme të tjera.
“Bashkëbisedim i ngrohtë me miqtë, Nexhat dhe Xhevat Zeqiri. I ndamë hallet e lagjes Emshir, me theks të veçantë kolektorin e Emshirit dhe shumë problemeve të tjera që i preokupojnë atë lagje.I sigurova se që në ditët e para të qeverisjes, zgjidhja e këtij problemi do të jetë top prioritet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se dëshmia më e mirë se pse duhet të ndërrohet kjo lloj qeverisje është pikërisht kolektori në Emshir, punë e cila mund të kryhej shumë vite më parë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë