Loading…

Daut Haradinaj me banorët e lagjes Dardania: Siguria në shkolla do të jetë top prioritet, cështja e parkingjeve do të zgjidhet me urgjencë

  • 05/10/2021 | 15:06

Daut Haradinaj me banorët e lagjes Dardania: Siguria në shkolla do të jetë top prioritet, cështja e parkingjeve do të zgjidhet me urgjencë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot është pritur nga banorë të lagjes Dardania. I shoqëruar nga kandidati për asamble nga kjo lagje në listën e AAK-së, Nysret Maloku, Haradinaj ka zhvilluar bashkëbisedim me banorë të kësaj lagje, të cilët i kanë shprehur shqetësimet me të cilat ballafaqohen në këtë pjesë të kryeqytetit.


Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj ka thënë se Dardania si njëra ndër lagjet më të mëdha të kryeqytetit meriton fokus më të veçantë nga Komuna.

Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur se gjatë qeverisjes së tij siguria në shkolla do të jetë top prioritet i tij qeverisës.

Njoftimi i plotë:

Sot në lagjen Dardania, bashkë me kandidatin për asamble nga kjo lagje, Nysret Maloku, një aktivist i devotshëm ndër vite.

Dardania si njëra ndër lagjet më të mëdha të kryeqytetit meriton fokus më të veçantë nga Komuna. Parkingjet e pamjaftueshme, mungesa e ndriçimit dhe rregullimi i fasadave eco për ndërtesat në këtë lagje janë çështjet që do të zgjidhen përmes programit tonë për Prishtinën.

Gjatë qeverisjes sime, siguria në shkolla do të jetë top prioritet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë