Loading…

Daut Haradinaj nuk e pranon se AAK po negocion me VV’në për koalicion

  • 26/02/2021 | 21:36

Daut Haradinaj nuk e pranon se AAK po negocion me VV’në për koalicion

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka hedhur poshtë raportimet e sotme se partia e tij është duke negociuar me Vetëvendosjen për koalicion paszgjedhor dhe hyrje në qeverinë që pritet të formohet nga Albin Kurti.


“Asnjë negociatë nuk është duke u zhvilluar mes AAK’së dhe VV’së që ne si Aleancë të jemi pjesë e qeverisë që pritet të formohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.”, ka thënë Haradinaj për Periskopin.

Ai ka shtuar se kushdo që po tenton të flasë apo negociojë me dikend, është duke e bërë në emër të tij personal dhe asnjëherë në emër të Aleancës.

“Oferta e AAK për çfarëdo mundësie të kyçjes në një koalicion qeverisës është e ditur dhe publike tashmë një kohë të gjatë. Ajo ofertë është Ramush Haradinaj President. Jashtë kesaj oferte ne nuk kemi vota për askënd tjetër, ndërsa fituesit të ketyre zgjedhjeve i uroj fitoren dhe formim sa më të shpejt të institucioneve të reja”, ka sqaruar Haradinaj.

Ndryshe burime të Metros sot kanë bërë me dije se Ramush Haradinaj është duke negociuar me Albin Kurtin për koalicion pas zgjedhorë. Këto burime kanë bërë me dije se Kurti i ka ofruar Haradinajt pozitën e kryetarit të Kuvendit, derisa ai vet kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani presidente.

Ramush Haradinaj në bisedime për koalicion me VV’në: Kjo pozitë i afrohet AAK’së

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë