Loading…

Daut Haradinaj: Taksa të mos hiqet, do të jemi kujdestarë të 17 Shkurtit

  • 18/02/2020 | 13:01

Daut Haradinaj: Taksa të mos hiqet, do të jemi kujdestarë të 17 Shkurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa 100 % ndaj produkteve serbe.


Në një tryezë të organizuar nga KDI, ku u diskutua rreth dialogut, Haradinaj ka thënë se AAK’ja do të jetë gjithmonë kujdestare e 17 Shkurtit 2008.

Ndërkohë, derisa është deklaruar rreth paralajmërimeve të qeverisë së re për heqjen e taksës, Haradinaj ka thënë se tarifa nuk iu është vendosur aleatëve të Kosovës, por i është vendosur Serbisë.

“Ne s’po kërkojmë asnjë gjë më shumë prej Serbisë, pos që ta njohë realitetin që e kanë njohur shumë shtete të botës. Do të jemi shumë kritik, do të jemi hapur kundër heqjes së taksës derisa Serbia nuk e njeh realitetin në Kosovë”, ka deklaruar Daut Haradinaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë