Loading…

Daut Haradinaj: Thirrje Termokosit per ta lëshuar nxemjen në kryeqytet

  • 10/10/2021 | 21:22

Daut Haradinaj: Thirrje Termokosit per ta lëshuar nxemjen në kryeqytet

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka treguar se gjatë ditëve të fundit ka pranuar thirrje të shumta nga qytetarë të cilët ankohen për neglizhencë të kompanisë publike Termokos. Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë ditëve të fundit ka pranuar thirrje nga shumë qytetarë të kryeqytetit që po përballen me temperatura të ulëta dhe Termokosi nuk ka vepruar ende.


Ai i ka bërë thirrje Termokosit dhe institucioneve përgjegjëse që të reagojnë sa më parë!

Sipas Haradinajt, është e pa logjikshme që ngrohja të fillojë më 15 tetor kur dihet se klima po ndryshon çdo vit.

Ndër të tjera, theksoi se ashtu siç është zotuar, brenda mandatit të tij qeverisës rrjeti për ngrohje do të shpërndahet në çdo cep të kryeqytetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë