Loading…

Daut Haradinaj: Vlora Çitaku na e ka zbardh fytyrën (Video)

  • 02/03/2017 | 22:42

Daut Haradinaj: Vlora Çitaku na e ka zbardh fytyrën (Video)

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar deklaratën e ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.

Ai ka komentuar përfaqësimin e Kosovës në OKB nga Çitaku, duke thënë se është ndier krenar me kundërpërgjigjet e saj ndaj përfaqësuesve serbë në Këshillin e Sigurimit.

”Ajo vajzë me të vërtetë po na e zbardhë ftyrën, çdo paraqitje e saj sinqerisht në Këshill të Sigurimit është e jashtëzakonshme”, u shpreh Haradinaj.

Ambasadorja Çitaku në OKB kishte dënuar ashpër mbajtjen e kreut të AAK’së Ramush Haradinaj në Francë për shkak të urdhërarrestit të Serbisë.

Deputeti i AAK’së ka thënë se lëvdatat ndaj Çitakut nuk vinë vetëm për shkak të mbrojtjes së Haradinajt në OKB, por, siç thotë ai, edhe për përfaqësimet e mëhershme dinjitoze të saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë