Loading…

Davos 2020: Çfarë është Forumi Ekonomik Botëror që do mbahet sot

  • 21/01/2020 | 09:48

Davos 2020: Çfarë është Forumi Ekonomik Botëror që do mbahet sot

Njerëzit nga biznesi dhe politikanët më të fuqishëm në botë, do mblidhen në Davos, Zvicër për Forumin Ekonomik Botërorë këtë të martë, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti amerikan Donald Trump, aktivistja e klimës Greta Thunberg janë në mesin e të ftuarve.

Por çfarë është Forumi Ekonomik Botëror?
I nisur në 1971, ky forum synon të përmirësojë gjendjen e botës. Mbahet çdo vit në vendpushimin e Daos, konferenca vendos udhëheqës nga biznesi në të njëjtin vend me politikanët, njerëzit nga bamirësia dhe akademia.

Kush merr pjesë në Davos?
Ky forum zakonisht tërheq rreth 3,000 njerëz, rreth një e treta e tyre nga biznesi. Për të marrë pjesë në këtë forum duhet të jeni të ftuar.
Sidoqoftë, të dhënat e reja nga Forumi Ekonomik Botëror tregojnë se vetëm 239 njerëz nga Britania e Madhe do të marrin pjesë këtë vit – pjesëmarrja më e ulët në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2010 – pasi Boris Johnson ndaloi ministrat të merrnin pjesë në këtë aktivitet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë