Biznesmeni i njohur italian që është njëkohësisht pronar i klubit të famshëm italian Napoli, Aurelio De Laurentiis, që s’ka përtuar kurrë ta thotë mendimin e tij pa u brengosur edhe këtë fillim sezoni ia dha një rend të sharash për të gjithë ata që i pengojnë, transmeton Gazeta Metro.
De Laurentiis në intervistë për Wall Street Italia diskutoi mjaft tema që nga biznesi, politika, kinemaja e sporti. Një pengesë dhe të padrejtë e që po i bëhet klubeve është numri i madh i garave dhe ndeshjeve ndërkombëtare, që janë barrë për klubet pa asnjë përfitim.
Laurentiis si shembull mori federatën afrikane të futbollit AFCON që mban kampionatin çdo dy vite e klubet nuk i kanë në listë me muaj e ata i paguajnë. “I dua shumë ata lojtarë por nuk do t’i sjell në Napoli”. Një kusht të vështirë e vendosi si përjashtim ai “nëse ata nuk nënshkruajnë një ujdi për t’u larguar nga Kupa e Kombeve të Afrikës”.
DE Laurentis ia ktheu shënjestrën edhe UEFA duke e kritikuar atë për budallallëk prej garave si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe ajo e Konferencës.
“Ne budallenjtë i paguajmë atyre pagat, e ata udhëtojnë në gjithë botën për të luajtur për të tjerë”. “Si budallenj i luajmë nga 50 ndeshje në sezon. Pesë shtetet më të forta duhen të themelojnë ligën e vet” tha De Laurentiis duke e kthyer temën e një super lige./gazetametro.net