Loading…
De Ligt dështoi, Barcelona shpreh interesim për mbrojtësin e Manchester United
  • 10/07/2019 | 17:52

De Ligt dështoi, Barcelona shpreh interesim për mbrojtësin e Manchester United

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për Victor Lindelof, pasi që ata dështuan në garën për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, transmeton Gazeta Metro.


Barcelona humbi garën për transferimin e Matthijs de Ligt, i cili raportohet se është shumë afër transferimit te Juventusi.

Kështu, Barcelona tani ka hedhur sytë kah mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof, i cili është shëndrruar ndër mbrojtësit kryesor te “Djajtë e Kuq”.

Reprezentuesi i Kombëtares së Suedisë ka zhvilluar 30 ndeshje me Man. United në sezonin e fundit në Premier Ligë, teksa ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 1 asistim.

Vlera e 24 vjeçarit në tregun e transferimeve besohet të jetë 35 milionë euro./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë