Loading…

Debat televiziv në mes të tre kandidatëve për kryeministër

  • 19/05/2017 | 21:52

Debat televiziv në mes të tre kandidatëve për kryeministër

Për dallim nga herat tjera, në zgjedhjet e 11 qershorit, do të garojnë dy koalicione të mëdha, dhe Vetëvendosje, të tria me kandidatë për kyeministër.


Ramush Haradinaj, i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Avdullah Hoti i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, dhe Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, janë tre të nominuarit për kryeministër, dhe në mes tyre gjatë fushatës, ekziston mundësia të ketë një debat publik në një studio televizive, shkruan gazetametro.net.

Avdullah Hoti, sot në intervistë në emisionin Komitet, tha se është i gatshëm për debat të drejtpërdrejtë me dy kundërkandidatët e tij.

Në anën tjetër, në Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se do të ishin të lumtur nëse do të kishte një debat të tillë, ngase ata besojnë se kandidati i tyre Albin Kurti do të jetë bindshëm fitues përballë Haradinajt e Hotit.

Dardan Molliqaj, në intervistë në Klan Kosova, duke folur për këtë temë, tha se nëse nuk ndodh ky debat, atëherë Haradinaj e Hoti i frikohen Kurtit.

Tani vetëm edhe Haradinaj të deklarohet, për këtë, dhe nëse edhe ai do të ishte i gatshëm për këtë, do të duhej të vendosej vetëm edhe për studion televizive që do të zgjidhej për këtë debat. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë