Loading…

Debati lidhur me përkrahjen e Kosovës: Vjen reagimi edhe nga lideri i ‘Dardanëve’

  • 24/06/2019 | 21:51

Debati lidhur me përkrahjen e Kosovës: Vjen reagimi edhe nga lideri i ‘Dardanëve’

Debatit lidhur me përkrahjen e Kosovës nga tifogrupet e mëdha të Kosovës po vazhdon ende. Së fundmi lidhur me këtë ka reaguar edhe lideri i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, transmeton Gazeta Metro.


Ditë më parë presidenti i FFK’së, Agim Ademi, ishte zotuar se të gjitha tifozeritë do të t’i bashkohen tifogrupit “Dardanët” në përkrahje të Kosovës.

“Po ju jap fjalën që së shpejti të gjitha tifo-grupet vendore, Plisat, Intelektualët, Kuqezinjtë e Jakovës, Forca e të tjerët, do t’i shohim te Dardanët duke mbështetur Kosovën” – kishte thënë Ademi.

Pas kësaj, sot lideri i tifogrupit “Plisat”, Albert Kastrati, thënë se shumë shpejt lojtarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të bashkohen në një Kombëtare, teksa ka ‘thumbuar’ edhe tifogrupet tjera, duke thënë se ata shpejt do të bëhen ‘Plisa’.

Pas këtyre, ka ardhur edhe një reagim nga lideri i “Dardanëve”. Lulzim Berisha ka thënë se duhet përkrahur atë që e keni, duke nënkuptuar se duhet përkrahur Kosova, teksa ka thënë se në fund sukseset i ndajmë së bashku./gazetametro.net

LEXO EDHE:

‘Kuqezinjët e Jakovës’ nuk i binden Ademit: Kemi vetëm një Kombëtare, ajo është Shqipëria

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë