Loading…

Debati për shaminë, Çitaku: ‘Këto gra ma kujtojnë çdo ditë se beteja për emancipim nuk ka përfunduar’

  • 14/08/2022 | 19:47

Debati për shaminë, Çitaku: ‘Këto gra ma kujtojnë çdo ditë se beteja për emancipim nuk ka përfunduar’

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka treguar se gratë nga të cilat është frymëzuar gjatë jetës së saj, e në fotot që shihen të vendosura në murin e zyrës së saj gjatë kohës sa ishte ministre asnjëra prej tyre nuk ka të vendosur shami në kokë, shkruan Gazeta Metro.


Në debatin që po zhvillohet pro dhe kundër lejimit të shamisë për vajza të mitura në shkollat publike të Kosovës, ka folur edhe Vlora Çitaku, edhe pse ndonëse nuk e ka përmendur shaminë fare.

Çitaku, ka shkruar se në zyrën e saj sa ka qenë ministre, ka pasur të vendosur në muri fotografitë e grave që kanë pasur guxim dhe kanë thyer barriera, si dhe kanë qenë mësim për mysafirët.

“Në murin ballor në zyren time si Ministre pata vendosur portrete të grave shqiptare të cilat më kanë frymëzuar gjatë jetës. Si përkujtim për mua, por edhe si mësim për mysafirët, se ka pasë gjithmonë gra ndër ne të cilat kanë thyer barriera e guximshëm kanë shkelur kufijtë e imponuar nga shoqëria. Gra, të cilat e kanë trasuar rrugën për ne.
Gra të cilat kanë mbretëruar, luftuar, mjekuar, mësuar, kënduar. Gra të cilat i kanë dhënë zemër, dije, dhe shpresë këtij vendi”, ka shkruar Çitaku.

Tutje ajo ka shtuar se janë këto gra të cilat çdo ditë ia kujtojnë se beteja për emancipim dhe barazi nuk ka përfunduar dhe nga kjo s’ka kthim mbrapa.

“Gra të cilat ma përkujtojnë çdo ditë se beteja për emancipim dhe barazi nuk ka përfunduar. Ska kthim mbrapa”, ka shkruar tutje Çitaku.

Postimi i plotë:

Në murin ballor në zyren time si Ministre pata vendosur portrete të grave shqiptare të cilat më kanë frymëzuar gjatë jetës.

Si përkujtim për mua, por edhe si mësim për mysafirët, se ka pasë gjithmonë gra ndër ne të cilat kanë thyer barriera e guximshëm kanë shkelur kufijtë e imponuar nga shoqëria. Gra, të cilat e kanë trasuar rrugën për ne.
Gra të cilat kanë mbretëruar, luftuar, mjekuar, mësuar, kënduar. Gra të cilat i kanë dhënë zemër, dije, dhe shpresë këtij vendi.
Gra të cilat ma përkujtojnë çdo ditë se beteja për emancipim dhe barazi nuk ka përfunduar.
Ska kthim mbrapa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë