Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, është përfshirë në debatin për çështjen e bartjes së shamisë në shkolla. Ai ka thënë se sipas islamit dhe librit të shenjtë gratë janë të obliguara të bartin edhe shami, përpos mbulimit të pjesëve të tjera të trupit, mirëpo Syla ka thënë se gjithashtu me islam ju ndalohet që edhe me shami të shkojnë në shkollë bashkë me një klasë me meshkuj, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim në Facebook, Syla ka thënë se kërkesa për bartje të shamisë, është islam politik, dhe jo përmbushje e të drejtave fetare, sepse gruan islamike nuk e rehaton brenda fesë së vet dhe shkollimit kjo kërkesë për bartje të shamisë sepse e drejta e saj përsëri shkelet duke mos i ndarë gratë nga meshkujt.
“Pas shamisë, çfarë kërkese do të keni, ti ndajmë gratë dhe burrat në klasa shkollore? Më mirë është të mendoni për shkolla private qe ja u plotësojnë kriteret këtij komuniteti. Në shkolla publike gratë me rite islamike, gjithqysh dalin me shkelje dhe ndalime nga vet feja e tyre. Thjeshtë atyre nuk ju lejohet, nga feja e tyre”, ka shkruar ai.
Ditëve të fundit është riaktualizuar çështja e bartjes së shamisë në shkolla.
Një grup i njerëzve po kërkojnë që të shfuqizohet Udhëzuesi Administrativ që ndalon bartjen e saj në shkolla. /gazetametro.net