Loading…

Debati presidencial mes malaziasit Djukanovic e pro-serbit Mandic: Mali i Zi si përkulet askujt sa jam unë president

  • 16/03/2023 | 18:15

Debati presidencial mes malaziasit Djukanovic e pro-serbit Mandic: Mali i Zi si përkulet askujt sa jam unë president

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, që garon në zgjedhjet presidenciale me 19 mars debatoi me konkurrentin e tij Andria Mandic, kandidat i partisë pro-serbe në Mal të Zi Frontit Demokratik, që transmetohet të enjten.


Në videon promovuese të debatit të madh siç quhet shpalosi disa tema që priten të diskutohen mes sovranistit malazias Milo Djukanovic dhe pro serbit Andrija Mandic, me atë kryesoren pikërisht identitetin e Malit të Zi të pavarur nga influenca serbe dhe ruse.

“Nuk kam dashur t’i përkulë shpinën askujt pasi konsideroj se nuk është vetëm e imja por edhe e Malit të Zi derisa i prij unë” porositi presidenti aktual dhe kandidati për president të Malit të Zi i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Djukanovic, në debatin kryesor me kandidatin e partisë pro-serbe Fronti Demokratik që transmetohet të enjten në televizionet malaziase e serbe, TV E dhe TV Prva.

Në promo shihet e dëgjohet porosia e qartë e Djukanovic për peshën e këtij momenti në Mal të Zi.

“Mendoj se është momenti i fundit që t’i japim fund këtij cirkusi shtetëror të një Mali të Zi pa qeveri. Mendoj se është koha për zgjedhje, që ne të gjithë të matemi mirë në to, të arrijmë tek ajo masë e legjitimitetit tek publiku malazias dhe pastaj Mali i Zi ta ketë një qeveri të përgjegjshme që nuk do t’i përkul shpinën para askujt” porositi Djukanovic.

U fol edhe për punësime partiake e akuza për përndjekje nga Mandic për Djukanovic që e mohoi dhe sfidoi me ironi ta dëshmojë atë.

“Një njeri nuk ka mundur të mbajë vend pune roja apo banakiere nëse mbështeste politikën tënde. Sot asnjë anëtar ipartisë demokratike të socialistëve, e thoni ju këto një me emër e mbiemër se kush mbeti pa punë kur erdhi pushteti i ri” tha Mandic.

S’vonoi replika e Djukanovic që me qetësi e ironi tha “pa ta themi disa qindra njerëz në Ministrinë e Arsimit”.

Gjatë duelit të kandidatëve, kishte edhe fjalë për klanet kriminale në Mal të Zi, presidenti malazias Djukanovic iu qas çështjes duke zbuluar një detaj interesant për grupet kriminale.

“Do t’ua them një gjë që do të duhej ta dinit, e thirruni në mua lirisht nëse do të donit që ta verifikonit. Në një moment i kam shikuar dosjet e klaneve në Mal të Zi. Më erdhi rasti t’i shikoja që të dija se me çfarë dokumentesh udhëtimi bazohen këta njerëz. Interesante kjo, si njëri klan poashtu edhe tjetri, në 90 të rasteve kishin dokumente false të shtetit të Serbisë” tha Djukanovic.

S’kishte si të mungonte edhe tema e grusht shtetit të dështuar të 2016’së në Mal të Zi që presidenti malazias Djukanovic tha se një prej synimeve të tij ishte edhe likuidimi i tij, e pas tentimit kishte vendosur ta takonte Mandic, i cili e pohoi takimin dhe e zhvlerësoi grusht shtetin si një ndodhi e rëndomtë, kur tha “të ra hise”.

Influenca ruse dhe serbe me ndërlidhjen mes tyre për synimet e tyre strategjike në Mal të Zi kanë qartë synim të nënshtrimit të atij vendi në Mal të Zi. Djukanovic ishte i qartë se këtu interesat u përputhen Serbisë e Rusisë, ndërsa Mandic u përpoq ta ndërrrojë kahun e diskutimit disi.

Që më 1844 në dokuementet strategjike të Serbisë, Mali i Zi është një ‘e drejtë e natyrshme e Serbisë” tha Djukanovic.

Mandic thotë se Serbia si vendi i vetëm që nuk i ka vënë sanksione Rusisë qenka dëshmi sipas tij se lideri i saj nuk i përkulet presionit të askujt e nuk qenka servil si dikush tjetër në Mal të Zi.

“Nuk më duket se presidenti i saj është një që i dëgjon urdhrat nga anash, për dallim prej asaj që shohim në Mal të Zi” tha Mandic. Menjherë erdhi replika e Djukanovic “përveç Rusisë”.

Mandic ia ktheu jo fort bindshëm “Jo përveç Rusisë, më së paku nga Rusia”.

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi mbahen me 19 mars e po ndodhin në mes të një krize të rëndë politike në atë vend pas pushtetit jo stabil të koalicionit të partive opozitare që i rrëzuan dy qeveri të vetat që nga vera e 2020 kur edhe i fituan zgjedhjet. Që nga viti i kaluar atë vend e qeverisë një kabinet i shkarkuar nga kuvendi malazias, në krye me kryeministrin teknik Dritan Abazovic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë