Loading…
Dëbimi i gylenistëve: Thaçi nuk ju shkon përsëri për raportim Komisionit Hetimor
  • 23/04/2019 | 13:45

Dëbimi i gylenistëve: Thaçi nuk ju shkon përsëri për raportim Komisionit Hetimor

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk ka shkuar përsëri për të raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku ka qenë i ftuar të raportojë sot, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi për herë të 4 nuk është paraqitur para Komisionit Hetimor, ani pse ky i fundit kishte qenë i ftuar nga deputetët e Kuvendit, mirëpo ai ka vazhduar ta injorojë punën e këtij Komisioni.

Ndryshe nga herët e tjera, kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar një datë tjetër të intervistimit.

“Zyra e Presidencës ka kontaktuar me ne dhe ka kërkuar që të shtyjmë për një datë tjetër intervistimin e presidentit Thaçi. Zyra e Presidencës thotë se me keqardhje presidenti nuk mund t’i përgjigjet komisionit më 23 prill, me mirëkuptim kjo të caktohet më 26 prill. Unë jam që të plotësohet kjo kërkesë edhe pse e vonuar”, tha ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë