Loading…

Deçanasi që akuzohet për nxitje të urrejtjes ndaj serbëve

  • 18/03/2017 | 08:23

Deçanasi që akuzohet për nxitje të urrejtjes ndaj serbëve

“Të keni turp që keni ardhur, sepse ju nuk jeni të mirëseardhur, ne e dimë shumë mirë kush jeni ju, ju me vratë sot për të tretën herë dhe ardhja juaja është provokim për neve”, janë fjalët me të cilët Asim Cenaj, u është drejtuar disa qytetarëve të komunitetit serb, ish-banorë të kësaj komunë që kishin vizituar Deçanin, tre muaj më parë.


Deklaratat e thëna në takimin e organizuar në Asamblenë Komunale, kanë qenë arsye që Prokuroria e Komunës së Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj tij, shkruan sot Koha Ditore.

Vepra penale të cilën prokuroria pretendon që e ka kryer Cenaj është nxitje e urrejtjes, përçarjes ose e jotolerancës kombëtare, racore, fetare ose etnike.

Cenaj, shërbyes civil në Komunën e Deçanit, në dhjetor të vitit të kaluar ka diskutuar për fatin e të pagjeturve në një takim të mbajtur në Asamblenë Komunale të Deçanit, e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të organizatave të vendit e ndërkombëtare, si dhe ish-banorë të kësaj komune nga komuniteti serb. Këta të fundit kanë ardhur në Deçan në kuadër të nismës “Vizito, shko dhe shiko!”, të organizuar nga Këshilli Danez për Refugjatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë