Loading…

Decentralizimit në vendin tonë i ka skaduar afati

  • 21/11/2016 | 08:58

Decentralizimit në vendin tonë i ka skaduar afati

Drejtori ekzekutiv i Institutit kosovar për qeverisje lokale, Besnik Tahiri ka shprehur nevojën që sistemi i pushtetit lokal në vend t’i nënshtrohet një rimendimi dhe rirregullimi të thellë.

Tahiri në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka vlerësuar se sistemit të tanishëm të qeverisjes lokale i ka skaduar afati.
Ai tha se procesi i reformës zgjedhore në nivelin lokal duhet të përcillet me ndryshime paraprake të Ligjit për vetëqeverisje lokale si dhe ligjeve sektoriale.

Në të kundërtën, sipas tij,  rrezikohet të cenohet demokracia në nivelin lokal.Më tej ai ka treguar se forma aktuale zgjedhore në nivel lokal ka pasur kredenciale të larta demokratike, duke i dhënë mandat të drejtpërdrejtë kryetarit dhe përfaqësueseve në kuvendet komunale.

“Mirëpo, kjo në praktikë ka shpërfaqur një dominim të madh të ekzekutivit mbi kuvendin, shto këtu edhe rolin e dobët të shoqërisë civile, medies dhe apatinë qytetare, ka pasur pasojë një deficit të theksuar demokratik. Sa i përket heqjes eventuale të balotazhit, mendoj se është vështirë e mundshme duke pasur parasysh kompozimin partiak nëpër komuna, daljen në zgjedhje dhe, mbi të gjitha, legjitimitetin që do të kishte një kryetar i zgjedhur pa balotazh”, është shprehur Tahiri.

Duke folur për qeverisjen komunale në vend, Tahiri ka thënë se pavarësisht përpjekjeve dhe disa nismave ‘ad hoc’ komunat ende vazhdojnë të operojnë me paqartësi ligjore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë