Loading…
Deda: Budallallëk të mos e dëgjojmë Amerikën, ende nuk e kemi arritur fundin e së keqes
  • 12/02/2019 | 22:26

Deda: Budallallëk të mos e dëgjojmë Amerikën, ende nuk e kemi arritur fundin e së keqes

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se Kosova rrezikon të përballet me pasoja tragjike, nëse nuk e dëgjon Amerikën për heqjen e taksës, transmeton Gazeta Metro.


Deda ka thënë se pas ngjarjeve të fundit, vendi ynë ende nuk e ka arritur fundin e së keqës, e se është në rënie të lirë.

“Nuk e kemi arritur ende fundin e së keqes. Ende jemi në rënie të lirë”, është shprehur Deda në Pressing.

Derisa, mosdëgjimin e porosive të vazhdueshme të SHBA’së, e ka quajtur “budallallëk”.

“Për Serbinë s’mund të ketë pasoja, se është shtet i njohur ndërkombëtarisht”, shtoi ai tutje.

Kujtojmë se tre zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, sot kanë marrë një letër të ashpër nga SHBA-të me kërkesë për heqje të taksës së vendosur në nëntor të vitit 2018, ndaj produkteve të Serbisë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë