Loading…

Deda e tërheq rezolutën e propozuar

  • 10/01/2017 | 20:59

Deda e tërheq rezolutën e propozuar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj theksoi se nuk është arritur konsensus që të kenë një rezolutë të përbashkët në lidhje me ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.


Lekaj theksoi se nuk kanë arritur konsensus për dy pika, i cili lexoi rezolutën e paraqitur nga AAK, e mbështetur nga Vetëvendosje dhe Nisma.

Deputeti i pavarur, Ilir Deta propozues i rezolutës së dytë ka theksuar se me zonja Osmani kanë vendosur që ta ndihmojmë këtë diskutim të partive politike.

“Për fat të keq nuk pat gatishmëri për një qëndrim të përbashkët. Pas konsultimit me deputeten Osmani e tërheqim rezolutën e propozuar”, tha Deda.

Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së theksuan se nuk janë pajtuar për dy pikat e fundit, ndërsa i kanë dhënë mbështetjeje 3 pikave të para, ku u kërkua që të votohen vetëm tre pikat e para, pasi pikat 4 dhe 5 nuk do t’i mbështesin.

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë