Loading…

Deda i reagon Haradinajt për mos-shkarkimin e ministrave nën aktakuzë

  • 13/04/2018 | 12:34

Deda i reagon Haradinajt për mos-shkarkimin e ministrave nën aktakuzë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, për mos shkarkimin e dy ministrave ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë nga ana e Prokurorisë.


Deda ka thënë se refuzimi i Haradinajt që t’i shkarkojë ministrat në fjalë, bie ndesh me parimet e Bashkimit Evropian (BE).
Kujtojmë se Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, dhe ai i Infrastrukturës, Pal Lekaj përballen me aktakuza nga keqpërdorim detyre.

Postimi i plotë i Dedës:

Refuzimi i kryeministrit Haradinaj që t’i shkarkojë së paku dy ministra të Qeverisë së tij me aktakuzë për korrupsion e keqpërdorim, direkt bie ndesh me kërkesën eksplicite të BE-së për sundim të ligjit dhe insistimin e tyre, edhe të opozitës, për miratimin e Ligjit për suspendim dhe largim të zyrtarëve me aktakuzë dhe dënim për korrupsion.

Shkurt, prej Kosovës kërkohet që zyrtarët politik e publik të shkarkohen sapo të ketë aktakuzë, e jo të pritet me lojëra politike të të gjykimeve të stërzgjatura të gjyqësorit të zaptuar. 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë