Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar pas deklaratës së Përfaqësuesës së Lartë të BE’së, Federica Mogherini, e cila ka kërkuar të bëhet tërheqja e menjëhershme e taksës 100% ndaj Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Deda ka thënë se Kosova po kërkon nga BE’ja t’i përmbush obligimet që i ka ndaj saj, njofton gazetametro.net.
‘Eh po ne, dhe jo vetëm ne në Kosovë, qe 5 muaj po kërkojmë që Mogherini të prononcohet kundër ndarjes së Kosovës; të reagojë kundër Serbisë që po punon në mënyrë agresive kundër Kosovës duke e shkelur “frymën” e normalizimit të marrëdhënieve; dhe po, po kërkojmë që BE t’i përmbushë obligimet e saj ndaj Kosovës’, ka shkruar ai.
Në fund, Deda ka thënë se Mogherini i ka injoruar këto kërkesa të Kosovës.
‘Çuditërisht ajo vetëm ka heshtë, mos të them që i ka injoruar këto kërkesa. Kështu e ke kur znj. Mogherini e humbë kredibilitetin’, shkruhet në postmin e tij në Facebook.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës sot mori vendim që taksën prej 10% të cilën ia vendosi para 2 javësh Serbisë dhe Bosnjes, ta rritë në 100%./gazetametro.net