Loading…

Deda: LDK ta vërë në provë VV’në, ta nominojë një figurë jopartiake për president

  • 06/08/2026 | 08:34

Deda: LDK ta vërë në provë VV’në, ta nominojë një figurë jopartiake për president

Analisti politik Ilir Deda foli për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e një qeverie të re, përcjell Gazeta Metro.


Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ai ka sugjeruar që LDK-ja të testojë gatishmërinë e VV-së lidhur me çështjen e presidentit, duke propozuar një kandidat që nuk është i përfshirë në politikën partiake.

Sipas Dedës, një emër i tillë do të mund të shërbente si pikë bashkimi, nëse gëzon besimin e LDK-së dhe njëkohësisht është i pranueshëm edhe për subjektet e tjera opozitare.

“Në qoftë se merren vesh, presidenti nuk duhet të jetë figurë partiake, por LDK-ja ta nominojë një figurë jopartiake, të cilën do ta besonte vetë LDK-ja, por edhe partitë e tjera opozitare, dhe më pas të zgjidhet presidenti”, deklaroi Deda./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë