Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka shkarkuar atë nga pozita për të krijuar rrethana të favorshme për bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, për ta udhëhequr Ambasadën e Kosovës në Shkup, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një letre të hapur, Dedaj tha se ai ka qenë ambasadorë i jashtëzakonshëm dhe që e ka kryer misionin e ambasadorit në mënyrë të shkëlqyer.
Letrën ai e ka publikuar edhe në Facebook.
“Siq jeni ne dijeni, me 19 maj 2021, presidentja Osmani shkarkoj politikisht, pa asnje paralajmerim dhe justifikim 12 ambasador te Republikes se Kosoves, duke pasur dhe une kete fat, si hakmarrje politike dhe krijimin e rrethanave te favorshme per bashkeshortin e saj, per ta udhehequr Ambasaden ne Shkup, gje edhe e cila u vertetua! Ndonese isha i provokuar rende, pa dashur te flas per sakrificat dhe meritat e mija, tashme skajshmerisht te banalizuara ne shoqerine tone, reagimi im ne kete rast ishte proporcional me aktin e nxitjes, degradimit, demtimit te integritetit tim, prestigjit dhe shendetit tim dhe familjes sime! Ne kete leter nuk dua te flas per misionin tim te shkelqyer ne Maqedonine e Veriut, do ta thone te tjeret, por nderpreja e mandatit tim ligjor kater vjeqar, ishte skandal i papare, kunder ligjit dhe Konventes se Vjenes!”, ka shkruar Dedah,
Më poshtë shkrimi i plotë i tij. /gazetametro.net