Loading…
Dedikimi më i bukur i bërë ndonjëherë, për gruan nga një burrë
  • 19/02/2019 | 18:05

Dedikimi më i bukur i bërë ndonjëherë, për gruan nga një burrë

Një grua është nënë, është vajzë e dikujt, motër e dikujt, bashkëshorte e dikujt, dhe duke qenë e tillë ajo është personi më i afërt më të gjithë, dhe gjithmonë është në gjendje të sakrifikojë për të dashurit e saj, shkruan Gazeta Metro.


Më poshtë ju sjellim një letër që po qarkullon nëpër internet, e cila tregon vlerën e një gruaje në pikëpamje të ndryshme. Ky është mesazhi më i bukur që një burrë ka bërë ndonjëherë për një grua, mesazh ky që prek të gjithë, dhe troket  në ndërgjegjen e gjithkujt.

Kjo është letra:

Kur unë linda, një grua ishte aty për të më mbajtur. Mamaja ime. Ndërsa rritesha si një fëmijë, një femër ishte pranë meje për të luajtur me mua. Motra ime.

Kur shkova në shkollë, një femër ishte atje për të ndihmuar që të mësoja. Mësuesja ime.

Kur kisha nevojë për mbështetje, shoqëri dhe dashuri, një femër ishte aty për mua. Gruaja ime.

Kur unë sillesha në mënyrë të ashpër, një femër ishte aty që të më zbuste. Vajza ime.

Nëse je një femër, duhet të jesh krenare që je e tillë. Natyra të ka bërë femër për të sjellë gëzim në gjithë jetët përreth teje. Ju jeni mrekullia e tetë në botë dhe duhet ta besoni këtë gjë. Çdokush që mund t’ju bëjë të ndiheni keq, të ndiheni sikur nuk vleni, nuk është gjë tjetër, veçse dikush që nuk do të mirën tuaj. Largohuni nga njerëz të tillë dhe besoni tek vetja juaj.

Ju mund të arrini gjithçka, nëse ia vendosni vetes si synim. Sado të vështira t’ju duken situatat, mos u demoralizoni, sepse nuk ka asgjë që ju nuk mund ta bëni. Mblidhni forcat dhe ecni përpara. Ju jeni fillesa jetës së çdo qënieje të gjallë, ndaj pa ju nuk ka jetë. Nëse ju është besuar një detyrë kaq e rëndësishme, me siguri që çdo gjë mund ta realizoni me sukses. Kini besim dhe ecni fuqishëm përpara gjithçkaje që ju del në rrugën tuaj!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë