Loading…

‘Defender 21’ Gjenerali amerikan: Faleminderit për mikpritjen Shqipëri, jemi këtu për tu stërvitur me aleatët tanë

  • 16/05/2021 | 17:22

‘Defender 21’ Gjenerali amerikan: Faleminderit për mikpritjen Shqipëri, jemi këtu për tu stërvitur me aleatët tanë

Komandanti i Brigadës së 53 të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, Blake Glass, sapo mbërriti në Rinas tha se kjo stërvitje është një mundësi shumë e mirë për të gjithë.


“Dua të falënderoj të gjithë për mikpritjen. Jemi shumë të entuziasmuar që jemi këtu në Shqipëri për stërvitjen ‘Defender 21’. Në javët në vazhdim do të kem mbi 2000 ushtarë amerikanë që do të marrin pjesë. Është një mundësi shumë e madhe për të mësuar të gjithë nga kjo stërvitje dhe jemi këtu për të punuar me aleatët tanë të NATO-s”, tha gjenerali duke folur për mediat.

Ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA: Është një ngjarje historike për ushtrinë dhe për vendin

Shefi i Shtabit të Përgjithshme të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj teksa priti 267 ushtarakë nga SHBA, tha se kjo është një ngjarje historike.

‘Është një stërvitje historike një stërvitje që për herë të parë ndodh në Shqipëri sot pritëm 267 trupa amerikanë të cilët janë pjesë e kësaj stërvitje të madhe. Është një stërvitje komplekse që përfshin në fushën ajrore, tokësore dhe detare. Sot pjesë e ekipit të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është edhe pjesa e ushtarëve që mbërritën sot që do të zhvillohet në Bizë. Është një ngjarje historike, jo vetëm për ushtrinë por edhe për vendin tonë.’- tha Begaj.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se ‘defender 21’ është një stërvitje ka sjellë edhe punësim dhe injektim në ekonominë lokale.

“Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon.

Shqipëria është mikritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektimi në ekonominë.

SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë