Loading…
Degradohet polici që hetoi zëvendësministrin e Haradinajt për aferë korruptive
  • 11/01/2019 | 18:27

Degradohet polici që hetoi zëvendësministrin e Haradinajt për aferë korruptive

Hetuesi policor i cili ishte duke hetuar  rastin e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal nga radhët e AAK-së, Musa Cena, është degraduar nga pozita e tij.


H.Sh. tani më nuk mban postin e hetuesit por të Mbikëqyrësit të Sektorit Policor në Stacionin Policor të Jugut në Prishtinë.

Ai ishte hetues në rastin e zëvendësministrit Cena, i cili ishte i dyshuar për ryshfet që nga tetori i vitit të kaluar dhe u dënua muajin e kaluar.

Transferimi i hetuesit H. SH në Stacionin  Policor të Jugut, sipas Policisë së Kosovës, është bërë bazuar në Udhëzimin Administrativ mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave të shërbimit.

Kështu të paktën ka deklaruar në një përgjigje për KALLXO.com nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Cena u arrestua më 20 tetor të vitit 2018 nën dyshimin për ryshfet mirëpo pas hetimit rezultoi me aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa hetimet për ryshfet pushuan.

Cena u dënua me gjashtë muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por i njëjti është pajtuar që dënimi i tij të kthehet në dënim me gjobë në lartësi prej 5 mijë euro.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe hetuesin H.Sh. për ndërrimin e pozitës së tij. Ai e ka konfirmuar se i është ndërruar pozita por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti.

Në lidhje me transferimin e hetuesit në një pozitë tjetër KALLXO.com ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga ana e prokurorit të rastit, Kujtim Munishi.

Ky i fundit ka qenë i paqasshëm për dy ditë radhazi sa ka tentuar ta kontaktojë KALLXO.com.

Gjithashtu, është raportuar se muajt e fundit, rreth 10 hetues të Departamentit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës janë larguar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë