Loading…

Deklarata e Kurtit ndaj Blinken, Hoti: Zoti na ruajt, se këta nuk dinë çfarë bëjnë

  • 01/06/2023 | 12:00

Deklarata e Kurtit ndaj Blinken, Hoti: Zoti na ruajt, se këta nuk dinë çfarë bëjnë

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar rreth deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, deklaratën e të cilit, Kurti e ka cilësuar si “shumë naive”, shkruan Gazeta Metro.


Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar faktin se, ushtarët amerikanë janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOr’it për të siguruar paqen, ndërsa pushtetarët replikojnë me Blinken, duke thënë se ky i fundit është naiv.

Postimi i plotë:

Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet.

Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri.

Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë