Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, ku kishte thënë se “Prokuroria s’është krejtësisht e pavarur”.
Sipas Shalës, kjo deklaratë është edhe “budallallëk, edhe e rrezikshme”.
“Sepse sistemi i drejtësisë quhet, është një pushtet i veçantë që nuk ka lidhje as me ekzekutivin dhe as me legjislativin. Nuk ka lidhje as me ju si media që keni një lloj pushteti publik, joformal. Nuk ka asnjë rëndësi se çka mendojnë krerët e shtetit se kush do të jetë kryeprokuror i shtetit apo cili do të jetë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale. Mund të kenë një mendim, por s’ka kurrfarë peshe, sepse atë e zgjedh dikush tjetër”, deklaroi Shala në Klan Kosova.